www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dogana konfiskon fletobligacione në vlerë 92 milionë dollarë

Posted on August 8, 2023August 8, 2023 by User User1

Drejtori i Doganave, Stefan Bogoev në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp njoftoi se Doganat e Maqedonisë së Veriut kanë konfiskuar fletobligacione në vlerë të 92 milionë dollarëve. Bogoev tha se janë konfiskuar 184 fletobligacione me vlerë të veçantë nominale prej 500 mijë dollarëve.

“Obligacionet janë gjetur tek një udhëtar, shtetas i Turqisë, i cili ka ardhur me fluturim të rregullt nga Stambolli dhe është përcaktuar për të kaluar në të ashtuquajturin “kanal i gjelbër”, respektivisht se nuk ka mall për të deklaruar, ndërsa gjatë kontrollit me skaner dhe kontrollit shtesë të detajuar, tek i njëjti janë gjetur në 4 dosje brenda një çante të zezë”, tha mes tjerash Bogoev duke shtuar se personi në fjalë është dënuar nga gjykata e vendit, ndërsa fletobligacionet i janë dorëzuar Agjencisë për Menaxhim me Pronë të Konfiskuar./koha.mk

Lajmet e fundit…

  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve
  • Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar
  • Mickoski: Shumë shpejt do të ketë zgjedhje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara