www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Al Hilal ndryshon ofertën për Verrattin, as e dyta nuk mjafton

Posted on August 8, 2023August 8, 2023 by User User1

Marco Verratti duket se po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Paris Saint Germain.

Mesfushori italian karrierën do ta vazhdoj në Arabinë Saudite, ku ofertat për të nuk mungojnë.

Al Hilal është skuadra më e interesuar për italianin dhe ata kishin bërë një ofertë prej 30 milionë eurove, por që ishte refuzuar nga PSG.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano tanimë ka njoftuar se Al Hilal ka bërë një ofertë të dytë dhe të përmirësuar për t’i fituar shërbimet e Verrattit.

Skuadra arabe ka ofruar 45 milionë euro, por duket se as kjo ofertë nuk do të pranohet.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi nuk e ka ndërmend ta pranojë këtë ofertë, pasi pretendon të fitojë rreth 60 milionë euro nga shitja e italianit.

Liverpool dhe Atletico Madrid gjithashtu kishin shprehur interesim për Verrattin, por skuadrat evropiane u tërhoqën kur kuptuan çmimin e lartë të mesfushorit italian.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara