www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Të pish më shumë ujë seç duhet: Ç’duhet të dini pasi një grua vdiq dhe një tjetër është në spital

Posted on August 7, 2023August 7, 2023 by User User1

Kryefjala e çdo stine, por sidomos e verës është hidratimi dhe thirrja e shpeshtë e mjekëve për të konsumuar sa më shumë ujë. Por, për sa ujë ka vërtet nevojë trupi i njeriut?
Dy ngjarje tronditëse u bënë mediatike, pasi një grua humbi jetën dhe një tjetër është shtruar në spital si pasojë e pirjes së tepërt të ujit.

Michelle Fairburn, një përdoruese e platformave digjitale, foli përmes një videoje për përvojën e saj “75 Hard”, e njohur si sfida më e re në Tik Tok që u kërkon njerëzve të pinë afërsisht 3.7 litra ujë në ditë.
Sipas Fairburn, ajo filloi të ndihej e dobët fizikisht që në ditën e 12 të sfidës. “Kisha edhe djegie në bark dhe dhimbje në shpinë”, vijoi ajo. Këto simptoma e shqetësuan dhe Fairburn iu drejtua mjekut, i cili e diagnostikoi me “mungesë të madhe natriumi”. Pas shërimit të Fairburn, një tjetër nënë iu bashkua sfidës, por pati fund tragjik. Ashley Summers nga Indiana, nënë e dy fëmijëve, ndërroi jetë nga toksiciteti i ujit dhe rasti u bë mediatik. 35-vjeçarja mësohet se u kishte thënë familjarëve të saj se i dukej se nuk po pinte mjaftueshëm ujë dhe përfundoi duke konsumuar katër litra në 20 minuta.

Pirja e tepërt e ujit

Shqetësimi më i madh i pirjes së tepërt të ujit është zhvillimi i një gjendjeje të quajtur hiponatremia, e cila ndryshe njihet si dehje nga uji. “Hiponatremia ndodh kur një person pi aq shumë ujë saqë elektrolitet në gjak hollohen”, tha mjekia Natasha Trentacosta për revistën Health.

“Veshkat e një personi të shëndetshëm janë në gjendje të rregullojnë ekuilibrin e ujit. Por, kur veshkat nuk mund të vazhdojnë me nxjerrjen e ujit, nivelet e natriumit në trup bien dhe kjo mund të jetë e rrezikshme”, tha mjeku Eric Adkins për Health.

Natriumi, një nga elektrolitet kryesore të trupit, ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut, nervave dhe muskujve. Ai luan një rol vendimtar në balancimin e lëngjeve të trupit. Nëse nivelet e natriumit bien nën 135 miliekuivalente për litër (mEq/L), uji shtesë mund të hyjë në qeliza dhe të shkaktojë ënjtje, çka rrezikon jetën.
Siptoma të tjera të hiponatremisë

-Irritim ose shqetësim

-Dhimbje koke

-Humbje e oreksit

-Dobësi muskulore ose ngërçe

Trajtimi i “dehjes” nga uji

“Gjithçka varet nga gjendja e pacientit. Nëse mjekët dyshojnë se keni mungesë natriumi, ata bëjnë analiza të gjakut dhe urinës për të përcaktuar nivelet e sakta”, vijoi mjeku Adkins. “Nëse është një rast i lehtë, veshkat ndihmojnë në kthimin e ekuilibrit në normalitet. Por, mjekët mund të japin ilaçe ose një trajtim intravenoz për të rritur ngadalë nivelet e natriumit në raste më të rënda”, përfundoi mjeku.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara