www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shtypi për vdekje 11-vjeçaren nga Velesi/ I ulet dënimi nga 18 në 8 vjet burg

Posted on August 7, 2023August 7, 2023 by User User1

Gjykata e Apelit në Shkup ia uli dënimin me burg nga 18 në 8 vjet shoferit Angellçe Nikollov nga Velesi, i cili vitin e kaluar më 17 dhjetor, duke vozitur në gjendje të dehur në një vendkalim për këmbësorë në Veles, shtypi për vdekje një vajzë 11-vjeçare dhe rëndë lëndoi nënën e saj, ndërsa më pas u arratis. Siç informojnë nga Gjykata e Apelit, seanca publike është mbajtur më 3 korrik të këtij viti, ndërsa vendimi është marrë më 10 korrik. -Vendimi ka dy pjesë: aktvendim dhe vendim. Aktvendimi ka të bëjë me aktvendimin e shkallës së parë, i cili u ndryshua vetëm në pjesën për sanksionin penal dhe u dënua me dënim prej tetë vjetësh heqje lirie, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 19 dhjetori i vitit 2022 deri në fillim të vuajtjes së dënimit me burg. Në pjesën e mbetur konfirmohet aktvendimi. Pjesa e dytë është vendim, që i referohet ankesës së refuzuar për masën e paraburgimit. Aktvendimi i shkallës së parë është shqiptuar në Gjykatën Themelore të Velesit nga Këshilli Penal pesë anëtarësh, i kryesuar nga gjykatësja Gabriela Gajdova, në mars të këtij viti./koha

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara