www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rast i ri i etheve hemarragjike Krime-Kongo/ Një i punësuar në Klinikën Infektive rezulton pozitiv

Posted on August 7, 2023August 7, 2023 by User User1

Një rast i ri i etheve hemorragjike Kongo-Krime është regjistruar në vend. Virusi u konfirmua te një punonjës i Klinikës Infektive në Shkup, i cili ishte në kontakt me 27-vjeçaren nga Shtipi, e cila vdiq pas pickimit të rriqrës dhjetë ditë më parë. Punonjësi nga klinika është kategorizuar si kontakt me rrezik të mesëm dhe simptomat janë shfaqur në ditën e nëntë pasi është vënë nën mbikëqyrje mjekësore. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se pacienti është i shtruar në spital dhe personat me të cilët ka qenë në kontakt janë vendosur gjithashtu nën mbikëqyrje. Ministria rikujton se fillimi i sëmundjes është i menjëhershëm, me dhimbje koke, temperaturë të lartë, dhimbje në shpinë, kyçe, stomak dhe të vjella. Me përparimin e sëmundjes, në trupin e pacientit shfaqen mavijosje, si dhe gjakderdhje nga hunda. Rikuperimi është i ngadaltë. Vdekshmëria nga ethet hemorragjike Kongo-Krime është 40 për qind.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara