www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fillon të përhapet varianti “Eris” i Covid-19 në Britani të Madhe

Posted on August 7, 2023August 7, 2023 by User User1

Nën varianti i ri i variantit Omicron të COVID-19, Eris (EG.5.1), është përhapur në të gjithë Britaninë e Madhe, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Britanisë së Madhe (UKHSA).

Sipas UKHSA, varianti i ri Eris përbën një në çdo 7 raste të reja në mbarë vendin. Eris u regjistrua si varianti i dytë më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar, pas Arcturus, i cili përbën rreth gjysmën e rasteve, me 39,4 për qind. Autoritetet raportuan se po monitorojnë nga afër situatën teksa vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në mbarë botën.

Sipas Studimit Zoe COVID-19 Sympton, i cili vlerëson shifrat për infeksionet dhe shkallën e vaksinimit nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, numri i vlerësuar i rasteve, i cili ishte 606.656 më 4 korrik, u rrit me 200.000 duke shkuar në rreth 785.980 në 27 korrik., raportojnë mediat britanike.

Kontakti në hapësira të mbyllura dhe imuniteti i reduktuar mund të shkaktojnë rritje

Ekspertët pretenduan se rritja e rasteve të COVID-19 në vend mund të lidhet me grumbullimin e miliona njerëzve në kinema, pasi filmat Barbie dhe Oppenheimer u shfaqën në kinematë më 21 korrik.

Mendohet se grumbullimi i njerëzve në distancë të afërt në zona të mbyllura dhe dobët të ajrosura mund të ketë rritur shkallët e transmetimit. Thuhet se rënia e imunitetit ndaj sëmundjes dhe kalimi i një periudhe të caktuar kohore pas vaksinave kundër COVID-19 mund të shkaktojë edhe rritje të rasteve./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara