www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dy varka me emigrantë nga Afrika mbyten pranë Lampedusës, 30 të zhdukur në det

Posted on August 7, 2023August 7, 2023 by User User1

Dy varka me emigrantë janë mbytur pranë brigjeve të ishullit italian Lampedusa dhe të paktën 30 prej personave që ndodheshin në bordin e tyre raportohen të zhdukur.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se një grua së bashku me fëmijën e saj kanë ndërruar jetë pasi ranë në det të hapur pas zhytjes së varkave që janë nisur nga Sfax në Tunizi.

Varka e parë që u përmbys në det kishte 48 emigrantë në bord, 45 prej të cilëve u shpëtuan, ndërsa 3 janë të zhdukur.

Në varkën e dytë ndodheshin 42 emigrantë dhe vetëm 14 prej tyre janë shpëtuar.

Ndërkohë, roja bregdetare italiane ka mbyllur me sukses operacionin e  shpëtimit të 34 emigrantëve të tjerë, përfshirë gjashtë gra, të cilët mbetën të bllokuar për 36 orë në shkëmbin e Capo Ponente në Lampedusa, ku anija e vogël me të cilën po udhëtonin u përplas të premten.

Refugjatët thanë se ishin me origjinë nga Burkina Faso, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Guinea, Mali dhe Nigeria.

Besohet se kushtet e vështira të motit, me detin e trazuar për shkak të erës së fortë kanë shkaktuar tragjeditë e njëpasnjëshme të fundjavës.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara