www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ardita Sinanit i ndalohet kalimi i kufirit për në Kosovë

Posted on August 7, 2023August 7, 2023 by User User1

Këshilltarja Politike e kryeministrit Albin Kurti për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, ka njoftuar se sot i është ndaluar kalimi i kufirit në vendkalimin kufitar në Muçibabë, nga policia kufitare serbe.

Sinani tha se ajo është ndaluar nga të njëjtit për mbi një orë.

“Arsyetimi i vetëm që mu dha nga policët kufitarë të Serbisë ‘Kemi urdhër për ndalimin tuaj dhe nuk mund të të lejojmë ta kalosh kufirin pa marrë pëlqim nga baza’. Asnjë sqarim shtesë për arsyen, apo se kush është baza që duhet pyetur dhe marrë leje për të kaluar kufirin”, shkroi Sinani në Facebook.

“Kjo mbase mund të jetë kostoja e të qenurit Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk do të jet mjeti me të cilin do të heshtet zëri për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, u shpreh tutje ajo.

Ish-kryetarja e Preshevës tha se ky rast do të jetë “vetëm shtytje edhe më e madhe” për të folur me zë edhe më të lartë për diskriminimin shtetërorë serb ndaj shqiptarëve.

“E ndalimi nga policia në kufi, është vetëm njëra ndër to, e që është edhe metodë e vjetër politike e shtypjes e etërve politik të udhëheqësve aktual të Serbisë”, përfundoi Sinani. /21Media

Lajmet e fundit…

  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara