www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kim Kardashian bleu një nga shtëpitë më të shtrenjta në Kaliforni

Posted on August 6, 2023August 6, 2023 by User User1

Kim Kardashian, një nga yjet më të famshme në botë, vendosi të investojë një pjesë të pasurisë së saj në prona të paluajtshme, ndaj bleu një vilë tjetër, për të cilën shpenzoi 70 milionë dollarë.

Është një vilë dykatëshe në një lagje elitare, e cila është shtëpia e katërt më e shtrenjtë në Kaliforni. Vila ndodhet në Malibu, në plazh dhe dikur i përkiste modeles së njohur Cindy Crawford, shkruan Katror.info

Ajo bëri “pazar”për këtë pronë në vitin 2022, rinovimi zgjati një vit dhe tani ajo tashmë ka filluar t’i sjellë gjërat dhe ta dekorojë.

Kjo shtëpi për mua përfaqëson të gjithë punën time të palodhur dhe kënaqësinë e asaj që kam krijuar. Energji e re. Mezi pres të krijoj kujtime të reja këtu,” tha Kim, ndërsa i tregoi motrës së saj Khloe shtëpinë në reality show të familjes së tyre “Kardashians”.

Kim dhe familja e saj do të kenë qasje në një plazh privat, dhe përveç kësaj, ata do të mund të shijojnë një pishinë, një oxhak të hapur, një fushë tenisi dhe një qendër spa.

Meqë ra fjala, Kardashian jeton me fëmijët e saj në Hidden Hills, në rezidencën që bleu me ish-bashkëshortin e saj Kanye West.

Përveç këtyre dy pronave, Kim zotëron gjithashtu një shtëpi pushimi në Palm Springs, për të cilën punësoi arkitektin japonez Tadao Ando dhe po ndërton një tjetër në një vend të pazbuluar. 

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara