www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Google me opsione mbrojtëse nëse informacioni juaj i kontaktit privat shfaqet në internet

Posted on August 6, 2023August 6, 2023 by User User1

Google po prezanton mjete të reja dhe opsione mbrojtjeje për t’ju ndihmuar të mbani kontrollin e të dhënave tuaja personale në internet. Megjithëse mjeti “Rezultatet për ju” (Results about you) nuk është i ri, ai sjell disa përmirësime, shkruan Katror.info.

Gjetja dhe heqja e informacionit të kontaktit nga rezultatet e kërkimit të Google është bërë edhe më e lehtë dhe e automatizuar.

Pasi të keni futur informacionin e kontaktit (adresën, numrin e telefonit, e-mail) në profilin tuaj të Google, Google do t’ju njoftojë kur ta gjejë atë në rezultatet e kërkimit, me mundësinë për të kërkuar fshirjen e tij.

Mjeti “Rezultatet për ju” që u prezantua vitin e kaluar mbetet në formën e tij origjinale, duke ruajtur të gjitha opsionet ekzistuese.

E reja është se as nuk duhet të kërkoni më të dhënat tuaja personale, Google do ta bëjë atë automatikisht sipas asaj që është në profilin tuaj në Google.

Rezultatet që gjen Google do të shfaqen në një panel të ri kontrolli, përmes të cilit do të mund të dërgohet një kërkesë për heqjen e tyre. Është e rëndësishme të theksohet se heqja e përmbajtjes nga kërkimi i Google nuk e heq përmbajtjen në përgjithësi nga uebi ose motorë të tjerë kërkimi, thuhet në postim.

Mjeti është aktualisht i disponueshëm vetëm në SHBA në anglisht, dhe së shpejti po punohet për vendndodhje të reja dhe më shumë gjuhë.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara