www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Finalja e Superkupës së Anglisë: Formacionet zyrtare, Man City – Arsenal

Posted on August 6, 2023August 6, 2023 by User User1

Sot nis zyrtarisht edicioni 2023-24 i futbollit anglez. 

Sikur për çdo sezon, finalja e Superkupës së Anglisë, e njohur ndryshe si “Community Shield” do të hapë sezonin e ri në futbollin anglez. 

Fituesi i titullit të Premier League luan me fituesin e Kupës FA, në përjashtim vetëm nëse një skuadër fiton të dy trofetë, për të luajtur më pas me nënkampionin e Anglisë. 

I tillë është rasti më i fundit, ku Manchester City si fitues i tripletës sezonin që shkoi, arriti t’i fitojë dy kupat vendase, Premier League e FA Cup, dhe tani do të luajë me vendin e dytë, Arsenalin, i cili përfundoi si nënkampion sezonin e kaluar, raporton Sinjali Sporti. 

Arsenal është skuadra e dytë më e suksesshme në histori të këtij kompeticioni (16, nivel me Liverpool), ku vetëm Man United (21) e kanë fituar më shumë, teksa ‘Gunners’ nuk kanë humbur një finale të Superkupës që nga 2005, duke e fituar secilën nga katër finalet e fundit kur kanë qenë pjesëmarrës (2014, 2015, 2017, 2020).

Ndërkohë Man City e ka fituar 6 herë këtë garë, për herë të fundit më 2019, por kanë humbur secilën nga dy finalet e fundit (2021, 2022).

Hera e fundit kur këto dy skuadra u përballën në një finale të Superkupës së Anglisë, ishte viti 2014, ku Arsenal kishin triumfuar 3-0.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë duel: 

Man City: Ortega Moreno, Walker, Stones, Dias, Akanji, Rodrigo, Kovacic, Bernardo, Grealish, Alvarez, Haaland.

Arsenal: Ramsdale, White, Saliba, Gabriel, Timber, Odegaard, Partey, Rice, Saka, Havertz, Martinelli. 

Dueli fillon nga ora 17:00.
/gazetasinjali

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara