www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bajamet ndihmojnë në tretjen dhe trajtimin e problemeve me stomakun

Posted on August 6, 2023August 6, 2023 by User User1

Bajamet kanë një vlerë të rëndësishme ushqyese, kryesisht për parandalimin e sëmundjeve të rëndësishme, plakjen e parakohshme të organizmit, si dhe ruajtjen e funksionimit të shëndetshëm të sistemit kardiovaskular, gastrointestinal dhe të frymëmarrjes.

Në veçanti, bajamet janë të pasura me proteina, fibra dhe minerale. Ato përmbajnë kalcium, kalium, magnez dhe vitamina B dhe E. Ato përmbajnë edhe yndyrna të pangopura, të dobishme për zemrën, ndërsa nuk përmbajnë kolesterol.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, ato ndihmojnë në trajtimin e kapsllëkut, ndërsa përmbajtja e lartë e vajit rregullon aciditetin e lëngjeve tretëse dhe ndihmon në trajtimin e problemeve të stomakut si urthi.

Riboflavina dhe L-carnitine, të gjetura në përmbajtje të lartë në bajame, ndihmojnë në forcimin e sistemit nervor, ndërsa në të njëjtën kohë rrisin aktivitetin e trurit dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes Alzheimer.

Sipas studimeve klinike, ngrënia e bajameve të paktën dy herë në javë redukton me 30% shanset për të shtuar peshë në krahasim me ata që nuk konsumojnë bajame ose i konsumojnë rrallë. /Top Channel /Katror.info

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara