www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sherri me armë te Bon Vivanti: Një person në gjendje të rëndë, i plagosur edhe një roje sigurimi

Posted on August 5, 2023 by User User1

Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant. Shtatë persona mbetën të lënduar, tre prej te cilëve kanë pësuar lëndime të rënda trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se një burrë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Përveç tij, e lënduar ka mbetur edhe një vajzë dhe një roje sigurimi, të cilët e pësuan gjatë sherrit me armë brenda lokalit.

Ndryshe, raste të kësaj natyre janë shënuar vite më parë në këtë lokal.

Rasti tragjik qe kishte ndodhur në tetor të vitit 2014, ku kishte mbetur i vdekur Rr.U., ishte dënuar me 18 vjet burgim, Masar Gërdovci për veprën “vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe me 1 mijë e 500 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Gjykata ndaj Gërdovcit kishte shqiptuar edhe dënim plotësues për konfiskimin e armës e cila dyshohet të jetë përdorur për kryerjen e veprës.

Për veprën penale të vrasjes e rëndë në bashkëkryerje, të akuzuarit Sherif Krasniqi, gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vitesh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, në mars të këtij viti, rreth 20 persona i kishin dëmtuar tavolinat e lokalit dhe kanë sulmuar menaxherin në shenjë pakënaqësie të moslejimit për t’u futur brenda pa rezervim./gazetasinjali

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara