www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pushimet verore më të mira në mal, ja arsyet pse!

Posted on August 5, 2023August 5, 2023 by User User1


Nëse dëgjojmë të për malin, mendja menjëherë na shkon tek pushimet e dimrit, dëbora, skitë, oxhaku; por jo gjithmonë ndodh kështu. Është duke u përhapur gjithmonë e më shumë, zakoni për të organizuar pushimet verore në male. Nëse mendoni se kalimi i pushimeve të verës në mal është i përshtatshëm, më poshtë po ju rendisim disa arsye, që do t’ju ndihmonin të ndryshonit mendim. Dhe nëse këto arsye nuk ju bindin, atëherë duhet ta provoni vetë që të bindeni për avantazhet e të kaluarit të pushimeve verore në zona malore…

Jo më bezdi prej rërës

Nuk do ndjeheni të bezdisur prej rërës që të ngjitet ngado, dhe që arrin në çdo pjesë të trupit. Mali, për nga përbërja e tij gjeologjike, nuk e ka këtë element dhe në këtë mënyrë e lehtëson këtë problem.

Qetësi për t’u admiruar

Nëse mendoni se shumica e njerëzve preferojnë detin kundrejt malit, është e lehtë të kuptoni se në qoftë se kërkoni qetësi, mali është vendi i duhur për ju. Këtu do të gjeni qetësinë dhe relaksim që kërkoni larg kaosit.

Freskia dhe ajri i pastër

Malet nuk kanë nevojë për ajër të kondicionuar dhe ventilatorë për ajër të pastër dhe të këndshëm. Përkundrazi, do ndjeni nevojën e përdorimit të batanijeve ose jorganëve të hollë. Deti dhe qyteti, në verë bëhen furra që kërkojnë ndihmën e pajisjeve teknologjike dhe aspak ekologjike, për të siguruar një temperaturë të durueshme.

Nuk ju nevojiten kostumet banjos

Ndoshta ky do të jetë justifikimi më i mirë për të mos zgjedhur detin. Nëse ju që lexoni këtë guidë, jeni femër, tashmë do jeni bindur! Mali tregon të drejtën, dhe ju mund të vazhdoni të konsumoni si gjithmonë pa pasur frikën e formave, që duhet të tregoni në bikini.

S’ka më ankth për oraret

Nëse doni të shijoni detin, ju duhet të përpiqeni e luftoni me kohën për të arritur në plazh orët e mira dhe të zini vendet e para përballë detit. Në male, nuk do e keni një problem të tillë të tillë. Mund të shijoni të gjithë bukuritë, pa përjetuar as stresin më të vogël.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara