www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

E tmerrshme: Ky është taksisti 72-vjeçar që dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën në Vushtrri 

Posted on August 5, 2023August 5, 2023 by User User1

 Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur, e shumë herë edhe të moshuar. Për një rast të tmerrshëm që dyshohet të ketë ndodhur në Vushtrri, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është 72-vjeçari, Ilmi Lahi, i cili punon si taksist.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë, kur e mitura e cila kishte qenë pasagjere në veturën e të dyshuarit, është përballur me veprimet e shëmtuara të Lahit, i cili dyshohet se devijoi rrugën dhe nuk e dërgoi viktimën në destinacionin që ajo kërkoi.

Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë organeve të hetuesisë, i moshuari gjatë rrugës e ka sulmuar seksualisht dhe më pas ajo ka kërkuar me ngulm që ai ta ndal veturën dhe ta lërë që të largohet.

Pasi ka arritur që të ikë nga vetura e 72-vjeçarit, e mitura ka kërkuar ndihmë dhe ka marrë edhe tretman mjekësor në Emergjencën e spitalit në Vushtrri.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajëisa e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /gazetasinjali

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara