www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Drejtori i Doganës Bogoev, për një ditë ndërroi disa drejtues të posteve kyçe

Posted on August 5, 2023August 5, 2023 by User User1

Drejtori i Drejtorisë doganore, Stefan Bogoev, brenda një dite ka ndërruar disa persona në pozitat kryesore drejtuese në administratë, mëson jozyrtarisht Fokus, përcjell TV21.

Sipas informacioneve, Meliha Paneva, ndihmës drejtoresha e mëparshme e Sektorit të Akcizave, do të shkojë në pozitën më të lartë në zyrën kyçe doganore në Shkup dhe në vend të saj vjen Vesna Zmajshek, kryetarja e mëparshme e Sektorit për alkool, pije alkoolike dhe produkte të duhanit. .

Ndryshim ka edhe në pozitat drejtuese të njësive doganore Shkup 1 dhe Shkup 2.

Po ashtu, ndryshime ka në pozitën e shefit në pikën kufitare më të frekuentuar Tabanovc, ku shefe do të jetë Emilija Trajkovska.

Shefi i Doganës Mobile, Bllagoja Krstevski, është zëvendësuar nga Metodij Tedosievski. Igor Jolevski është drejtues i ri i njësisë doganore Manastir, ndërsa ndryshim ka edhe në pozitën e shefit në vendkalimin kufitar Bllacë.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara