www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aq shumë breshër ra në Gjermani, sa që u angazhuan edhe automjetet borë pastruese

Posted on August 5, 2023August 5, 2023 by User User1

Një stuhi e fortë ka goditur qytetin gjerman Reutlingen në provincën e Baden-Wurttemberg, ku në një periudhë të shkurtër kohore kanë rënë mbi 30 centimetra breshër, për këtë arsye u angazhuan edhe automjetet e pastrimit të borës.

Në kombinim me gjethet dhe mbeturinat, ato copa akulli bllokuan tubat e kullimit, të cilat përmbytën garazhet, bodrumet dhe ndërtesat e banimit, raportojnë mediat lokale.

Niveli i lumit në këtë qytet shpejt u rrit me 1.50 metra, por fatmirësisht nuk ka dalë nga shtrati.

Shërbimet teknike dhe zjarrfikësit kishin shumë angazhime dhe për këtë në rrugë dolën edhe pastruesit e borës.

Pamjet nga qyteti i prekur tregojnë rrugë të mbushura me akull dhe banorë të hutuar që qëndrojnë në portat e dyerve duke parë përreth me mosbesim.

Edhe punonjësit e shërbimeve teknike pastrojnë rrugët me mëngë të shkurtra. Reutligen ndodhet jo shumë larg Stuttgartit në jugperëndim të Gjermanisë.

Kujtojmë se moti i keq në 48 orët e kaluara ka prekur pjesën jugore të Gjermanisë, Austrinë, Slloveninë, e cila ka pësuar përmbytje katastrofike dhe një pjesë më të vogël të Kroacisë./klan.mk

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara