www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Albin Kurti më 11 gusht në vizitë në komunën e Çairit dhe Tetovës

Posted on August 5, 2023August 5, 2023 by User User1

Kabineti i kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurit, dje e ka konfirmuar agjendën për qëndrimin e z.Kurti në Tetovë dhe në Komunën Çair të Shkupit, më 11 gusht. Me këtë rast kanë filluar përgatitjet e aktivitete konkrete rreth mikëpritjes, mëson gazeta “LAJM” nga burime partiake.

Në Tetovë, kryeministrin Kurti do ta pres kreu i Tetovës Bilall Kasami, me ç’rast do ta vizitojnë fshatin Vicë të Malësisë së Tetovës, ku do të promovojnë idenë për lidhjen Tetovë-Prizren me rrugë rajonale, ide kjo e kreut te Komunës së Tetovës. Kurse në Sheshin qendror të Tetovës “Iliria”, do të ketë manifestim kushtuar ardhjes së kryeministrit Albin Kurti në Tetovë. Këtij eventi në kuadër të aktiviteteve të shumta, do t’i bashkangjitet edhe grupi i mirënjohur në trojet shqiptare “Elita-5”.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të pritet edhe në Komunën e Çairit, ku do të merrë pjesë në promovimin e rrugës që do ta mbajë emrin e patriotit dhe veprimtarit të madh shqiptar Adem Demaci. Këtyre aktiviteteve do t’i prijnë Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike, si dhe kryetari i Çairit z.Visar Ganiu. Edhe me këtë rast, komuna e Çairit ka përgatitur disa aktivitete për t’i dëshiruar mirëseardhje në Çair, kryeminisrit të Republikës së Kosovës Albin Kurit./Gazeta LAJM

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara