www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qyteti i Shkupit e rikonstruktoi rrugën “Dame Gruev” në Qendër

Posted on August 4, 2023August 4, 2023 by User User1

“Përfunduan punimet ndërtimore në rrugën “Dame Gruev” nga kryqëzimi me rr. Dimitrie Çupovski deri te kryqëzimi me rr. 11 Tetori, rikonstruksion I cili u zhvillua në dy faza. Kjo rrugë në pjesën qendrore të qytetit ishte në gjendje të keqe dhe në kontinuitet kishte vërejtje nga banorët të cilët e përdorin këtë rrugë, se paraqet rrezik për pjesëmarrësit në trafik.

– Me rikonstruksionin e kësaj rruge të frekuentuar dhe të rëndësishme për qytetarët e Shkupit, veçanërisht për banorët e Qendrës dhe për ata që çdo ditë lëvizin në këtë rrugë, është rritur siguria e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, që është një nga prioritetet e Qytetit – tha Arsovska.

Gjatë realizimit të punimeve ndërtimore të cilat u kryen nga ndërmarrja publike e qytetit “Rrugë dhe rrugica” -Shkup, në këtë pjesë të rrugës “Dame Gruev” përgjatë rrugës, u rikonstruktuan edhe shtigjet e këmbësorëve, u niveluan pusetat, si dhe u ngrit gjelbërimi i ri në kryqëzimin me rrugën Dimitrie Çupovski.

Qyteti i Shkupit, gjithashtu, është duke punuar edhe për zgjidhje trafiku për shtegun e pandërprerë të biçikletave dhe rregullimin shtesë përgjatë tërë rrugës, si dhe për transformimin e një pjese të trasesë rrugore në sipërfaqe të re të gjelbër.

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe të ndërmarrjeve publike të Qytetit vazhdojnë aktivitetet ndërtimore për rindërtimin e disa bulevardeve të qytetit dhe rrugëve në disa lokacione nëpër të gjitha komunat e Shkupit” – theksohet në faqen zyrtare të Qytetit të Shkupi.

https://fb.watch/mcG5VHZPjM/?mibextid=v7YzmG

https://fb.watch/mcG5VHZPjM/?mibextid=v7YzmG

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara