www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

MPJ u bën thirrje shtetasve të Maqedonisë të largohen nga zonat e rrezikuara në Slloveni

Posted on August 4, 2023August 4, 2023 by User User1

Ministria e Punëve të Jashtme bën të ditur se për shkak të stuhisë së madhe që ka goditur Slloveninë janë mbyllur një numër i madh i rrugëve dhe autostradave në mbarë vendin.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të largohen nga zonat e rrezikuara, veçanërisht nga zonat përreth lumenjve. Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Sllovenisë apo të kalojnë tranzit përmes saj, të kontrollojnë se cilat rrugë janë të lira”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Nga kjo ministri u bëjnë thirrje shtetasve të Maqedonisë së Veriut nëse ndodhen në rajonet e prekura dhe kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Lubjanë, në numrat e telefonit: +386 1 421 00 21; +386 41 544 222 ose në adresën elektronike: ljubljana@mfa.gov.mk./koha

Lajmet e fundit…

  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara