www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Guardiola zbulon transferimin e ri të Cityt i cili do të thyej rekord: Çfarë mbiemri të bukur ka

Posted on August 4, 2023August 4, 2023 by User User1

Manchester City është duke kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit kroat Josko Gvardiol.

Qendërmbrojtësi kroat do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi City do të paguaj 90 milionë euro për transferimin e tij.

Gvardiol po kryen testet mjekësore dhe do t’i bashkohet kampionëve në fuqi të Anglisë nga RB Leipzig për një shumë rekorde.

E transferimin e tij te City e ka konfirmuar edhe trajneri spanjoll Pep Guardiola.

Pep ka thënë se Gvardiol ka një mbiemër të bukur, teksa është deklaruar se t’i ketë gjashtë qendërmbrojtës në skuadër nuk është shumë.

“Gvardiol po bën testet mjekësore dhe shpresojmë ta mbyllim shpejt, orët ose ditët në vazhdim. Sa mbiemër të bukur që ka”.

“Nuk mendoj se janë shumë gjashtë qendërmbrojtës, pasi kampionati është shumë i gjatë dhe kemi shumë ndeshje në dispozicion”, u shpreh trajner spanjoll.

Orët ose ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare kur Gvardiol do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Man Cityt. /Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara