www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Filloi aplikimi për subvecnionimin e racionit për student për vitin akademik 2023-2024

Posted on August 4, 2023August 4, 2023 by User User1

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se në rrjedhë është aplikimi për realizimin e të drejtës për subvecnionimin e racionit për student për vitin akademik 2023-2024 për studentët
aktualë. Afati i fundit për aplikim përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ është 10 gusht.
Siç informojnë nga MASH pas përfundimit të afatit për aplikim, kandidatët të cilët kanë plotësuar kushtet do të njoftohen përmes portalit ku kanë parashtruar aplikimin e tyre. Pastaj, Banka Shparkase, me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhi marrëveshje jofinanciare për realizimin e masës – subvencionimi i racionit për student, do të thirret në njërën nga filialet për të lidhur marrëveshjen për hapjen e një llogarie të veçantë, lidhur me kartelën pagesore të dedikuar përmes të cilës do të mund të shfrytëzojnë vetëm mjejtet.

Aplikimi për kandidatët të cilët do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024dhe të cilët nuk e kanë regjistruar semestrin veror do të zgjasë nga data 1 deri më 7 tetor.
Gjithashtu, mundësia e aplikimit do të jetë e hapur nga data 1 deri në datën 7 të çdo muaji pasardhës, për studentët që nuk e kanë ushtruar më parë të drejtën e tyre për ndonjë arsye./shqipmedia

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara