www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arsovska për Kovaçevskin: “Dikush që nuk mund ta ndihmojë veten, është e paqartë se si do ta ndihmonte Shkupin

Posted on August 4, 2023August 4, 2023 by User User1

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ishte mysafire në “Lajme Plus” në televizionin Kanal 5, e cila përmes profilit të saj zyrtar ka njoftuar rreth diskutimeve në emision, ku thekson se:

“Dikush që nuk mund ta ndihmojë veten, është e paqartë se si do ta ndihmonte Shkupin. Kovaçevski praktikisht nuk ka asnjë projekt.”

Nëse dëshiron të ndihmojë, le të këshillojë përfaqësuesit e tij në qytet që të largohen nga koalicioni joparimor me ministrin opozitar nga DPMNE dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit të votojë për projektet që ne i propozojmë, të cilat janë nga programi i votuar nga dhe për qytetarët.

Deri më tani janë realizuar mbi 150 projekte nga programi parazgjedhor përkundër bllokadës së këshilltarëve, përveç atyre ku votojnë bashkë dhe kanë interesat dhe aksionet e tyre, si salla Universale, realizimi i së cilës u mbajt peng për dy vjet.

Ata mund të korrigjohen tani, kur do të duhet të votojnë për rrethrrotullimin e ri në Autokomandë, për blerjen e autobusëve të rinj, si dhe për pjesën tjetër të projekteve nga programi i premtuar për shkupjanët. Ndiqni më poshtë intervistën e plotë në kanal 5. 

https://fb.watch/md2-1EhXkR/?mibextid=v7YzmG

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara