www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aktakuzat kundër Trump po rrezikojnë gjithë SHBA-në

Posted on August 4, 2023August 4, 2023 by User User1

Donald Trump është presidenti i 45-të i SHBA-së, që do të thotë se në 236 vitet e ekzistencës së tij, ky vend është përballur me afera të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë. Dashnoret, fëmijët jashtëmartesor, evazioni fiskal, shpërdorimi i pushtetit presidencial, nepotizmi, gënjeshtra, të gjitha këto janë afera që tronditën pak a shumë themelet amerikane dhe vunë në provë qytetarët se sa janë të gatshëm të tolerojnë udhëheqësit e tyre. Megjithatë, në më shumë se dy shekuj, nuk ka ndodhur që presidenti i SHBA-së të investojë vazhdimisht për sabotimin e procesit paszgjedhor dhe tranzicionit paqësorit të pushtetit. Deri në vitin 2020 sigurisht, kur Donald Trump nuk pranoi të largohej nga Shtëpia e Bardhë, veçse me forcë. “Finalja e madhe” erdhi më 6 janar kur mbështetësit e Trump marshuan në ndërtesën e Kongresit në një përpjekje për të penguar ligjvënësit amerikanë që të pranonin rezultatin e zgjedhjeve, në të cilat fitues u shpall demokrati Joe Biden.

Akuzat kundër Trump

Por Donald Trump ia doli mbanë. Pse? Sepse themeluesve të vitit 1776 nuk u kishte shkuar kurrë në mendje që dikush si ai mund të ulej ndonjëherë në Zyrën Ovale. Që populli mund të zgjidhte një kandidat që do të tregonte hapur simpati për një stil të tillë qeverisjeje. Kjo është pikërisht arsyeja pse gjyqësori federal amerikan këtë javë më në fund i shpalli luftë një prej teorive më të rrezikshme konspirative në historinë e demokracisë së saj. Hetuesi special Jack Smith, që tani ka në dorë fatin e Trump, paraqiti një aktakuzë të tretë kundër ish-presidentit, për rolin e tij në përhapjen e gënjeshtrave për mashtrime zgjedhore. Në 45 faqe, Smith përmbledh në emër të popullit amerikan pikat për të cilat ai akuzon Donald Trump: pengim i procedurës zyrtare të zgjedhjeve, mashtrim i popullit dhe një përpjekje për t’u hequr qytetarëve të drejtën e tyre për të votuar dhe për t’u zgjedhur. Rezultati i kësaj aktakuze, me siguri do të përcaktojë të ardhmen e demokracisë amerikane./koha

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara