www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fero lirohet nga paraburgimi, shkon në xhami (FOTO)

Posted on August 3, 2023August 3, 2023 by User User1

Reperi gjilanas, Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, shpeshherë është futur në telashe me shtetin. I njohur për shumë vepra të cilat bien ndesh me ligjin, ndër vite atij s’i kanë munguar incidentet të cilat i kanë kushtuar me heqje lirie. E kështu ndodhi javë më parë, pasi i njëjti u arrestua nën dyshimet për dhunë në familje.

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e reperit gjilanas pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

Së fundmi, duket se reperi është liruar nga paraburgimi.

Kështu ka lënë të kuptohet me anë të një fotografie që ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Në këtë imazh, artisti shfaqet me një mik të tij, i cili i ka uruar mirëseardhje derisa duket se janë në xhami.

Si ndodhi e gjithë ngjarja?

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në banesën e çiftit në Gjilan, ku pas një konflikti verbal mes tyre, Fero dyshohet të ketë eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me grusht modelen dhe të njëjtës ia ka thyer edhe telefonin.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bën të ditur se Arbenita e shqetësuar është larguar nga banesa ku bashkëjeton me të dyshuarin dhe vajzën e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

Sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën./gazetasinjali

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara