
Një gjobë e lartë që mund të arrijë deri në 30 mijë euro dhe një dënim me burg, edhe në rast zjarri nga pakujdesia, janë vendimet e marra në mbledhjen e sotme të ministrave për Krizën Klimatike dhe Drejtësisë të Greqisë, Vassilis Kikilyas dhe Giorgos Floridis. të vendosen dënime më të rrepta për ata që shkaktojnë zjarre në vend, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Ministri i Drejtësisë i Greqisë, Giorgos Floridis, shpjegoi se në kuadër të ndryshimeve të planifikuara në Kodin Penal, do të tentojnë “të eliminojnë ndjenjën e mosndëshkimit dhe dënimet do të kryhen”.
– Vepra penale e zjarrvënies tashmë dënohet me dënime të rënda. Ajo që do të përfshihet në ndryshimet bazë të Kodit Penal do të jetë që krimet e kryera nga pakujdesia, nëse dënimi është mbi një kufi, këto dënime do të çojnë në burg, tha Floridis.
Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile Vassilis Kikilyas theksoi se gjobat do të jenë “shumë herë më të larta se ato që aplikohen tani” dhe do të jenë në të njëjtin nivel me gjobat për abuzimin e kafshëve, “dmth 20.000, 25.000 apo 30.000. euro”.