www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vendime jetësore: A është më mirë të dëgjohet mendja apo intuita?

Posted on August 2, 2023August 2, 2023 by User User1

Marrja e vendimeve ndonjëherë vërtet është e vështirë dhe duhet patjetër goxha të mundohemi në mënyrë që të jemi të sigurt se çfarë është më e drejtë të bëhet.

Disa do të dëgjojnë këshilla dhe do të mbështeten në intuitë, ndërsa të tjerët do t’i analizojnë racionalisht të gjitha mundësitë, do të peshojnë rreziqet dhe vetëm atëherë do të marrin vendim.

Mirëpo, çfarë është më mirë? Nëse pyesni biopsikologun Dr. Peter Walschburger, nga Universiteti i Berlinit, do të merrni përgjigjen të cilën nuk e keni kërkuar – çdo gjë varet!

Në të vërtetë, nëse dikush ka shumë përvojë në ndonjë fushë, shpesh do të marrë vendim të mirë nëse e merr shpejt, sesa nëse me kujdes i studion të gjitha opsionet, transmeton Telegrafi.

Për shembull, njerëzit e inkuadruar në hotele shumë shpesh vlerësojnë mirë karakterin e njerëzve, mjekët me përvojë ndonjëherë do të “ndiejnë” sëmundjen nga e cila vuan pacienti i tyre, ndërkaq disa policë mund shpejt të kuptojnë se a ka bërë diçka keq ndonjë person apo jo.

Shpesh ata njerëz nuk dinë saktësisht të thonë se si kanë arritur deri te konkluzioni, problem është se të gjithë jemi të rrethuar me stereotipa dhe shpesh për to nuk jemi të vetëdijshëm.

“Dëshmitë tregojnë që, për shembull, njerëzit të cilët qeshin i konsiderojmë më inteligjentë nga ata të cilët duken seriozë”, thotë Dr. Walschburger.

Nëse i besojmë intuitës sonë, nuk kemi mënyrë të dimë a kemi të drejtë kur e kemi atë ndjenjë.

”Intuita nuk e bën shkencën të tepërt”, paralajmëron eksperti dhe propozon që të veprohet në bazë të intuitës vetëm kur kemi shumë përvojë dhe dije në fushën në të cilën duhet të marrim vendimin, kur situata kërkon vendim të shpejtë dhe kur vendimin nuk do të mund ta arsyetojmë më vonë me argumente.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara