www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Spasovski: Ilindeni është simbol i unitetit, barazisë, lirisë dhe perspektivës së ndritur

Posted on August 2, 2023August 2, 2023 by User User1

Shkup, 2 gusht – Ilindeni edhe sot e kësaj dite është simbol i unitetit, barazisë, lirisë dhe perspektivës së ndritur, si drejtime të qarta në rrugën e zhvillimit të vendit për të kapur hapin me vendet e përparuara evropiane, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në urimin me rastin e festës më të madhe shtetërore – Ilindenit – 120 vjet nga Republika e Krushevës dhe 79 vjet nga seanca e parë e ASNOM-it.

Ehe këtë vit, siç theksoi Spasovski, vrulli historik nga ne, si vend dhe si popull, kërkon guxim dhe urtësi, shpirt e vizion përparimtar, të cilat na e kanë lënë trashëgim paraardhësit tanë, përmes bashkësisë së popullit të Ilindeni në Ilindenin e parë të vitit 1903, me formimin e Republikës së parë të Ballkanit – Krushevës, dhe qëndrimit shtetëtor të ASNOM-ve më vitin 1944.

Ai shton se pikërisht Ilindeni është ajo kujtesa e gjallë e idealeve për të cilat kemi luftuar dhe forcat lëvizëse të të cilit janë veprat e të parëve tanë.

Tani, thekson Spasovski, jemi të thirrur që t’i drejtohemi të ardhmes së përbashkët – të largohemi nga dallimet, të tregojmë respekt të ndërsjellë dhe të fokusohemi në krijimin e një shoqërie të qytetarëve të lirë që konkurrojnë me idetë e tyre, të cilët debatojnë për mundësitë që sjell dita e re, më e mirë se ajo paraprake. /zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara