www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Si do të veprojë kryeministri me dorëheqjet e ministrave të BDI-së?

Posted on August 2, 2023August 2, 2023 by User User1

Heshtje në Qeveri mbi dorëheqjet e 5 ministrave të BDI-së. Kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili ditë më parë pranoi njoftimet për dorëheqje nga kabineti qeveritar i ministrave të BDI-së, sot nuk tha asnjë fjalë të vetme për veprimet që do t’i ndërmerr tani e tutje, shkruan Alsat.

Qeveria nga sot shkon në pushim, ndërsa duket se dorëheqjet e kushtëzuara të ministrave të BDI-së do të mbeten thjeshtë akt moral në letër.

Kabineti i BDI-së në ekzekutiv ofruan dorëheqje të kushtëzuar mbi arsyetimin se më këtë veprim plotësohet kushti bazë i opozitës maqedonase për të mbështetur ndryshimet kushtetuese.

Në njoftimet e dërguara deri tek kryeministri, funksionarët e BDI-së kanë kushtëzuar në mënyrë taksative se dorëheqjet hyjnë në fuqi vetëm atëherë kur VMRO-DPMNE-ja voton për ndryshimet kushtetuese të cilat aktualisht ndodhen në procedurë parlamentare.

Derisa LSDM-ja si partner koalicioni i BDI-së përshëndeti veprimin e integristëve dhe porositi VMRO-DPMNE-së se me këtë veprim janë plotësuar të gjitha kushtet e tyre për të mbështetur ndryshimet kushtetuese, partia e Hristijan Mickoskit shkoi një hap tutje.

Nga ky subjekt kërkuan edhe dorëheqjet e ministrave të LSDM-së me në krye kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare menjëherë. Sipas opozitës, nëse pushteti do të ishte i sinqertë me dorëheqjet të njëjtat do t’i ofronte të parevokueshme dhe jo të kushtëzuara.

Javë më parë lideri i opozitës, Mickoski deklaroi se tërhiqet nga çdo kusht mbi ndryshimet kushtetuese dhe se tani e tutje tema e vetme për të cilën është i gatshëm të flasë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Duke komentuar procedurën parlamentare për ndryshimet kushtetuese, Mickoski tha se pushteti me këto veprime po tenton të shtyjë procesin deri në shtator dhe me këtë të pamundëson kërkesën e opozitës për zgjedhje parlamentare në vjeshtë./ Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara