www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shkatërrohet banda italo-shqiptare e drogës në Itali, dhjetëra të arrestuar

Posted on August 2, 2023August 2, 2023 by User User1

Një operacion masiv i kryer nga policia e Teramos dhe Ascolit bëri të mundur zbërthimin e një bande italo-shqiptare të përfshirë në trafikun e drogërave të forta, si kokainë dhe heroinë. Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë operacionit u arrestuan 20 persona dhe u sekuestruan 200 kilogramë drogë.

Veprimtaria hetimore e koordinuar nga Prokuroria Publike vendasenisi pas një operancioni anti-drogë në 23 nëntor të vitit të kaluar, gjatë të cilit u sekuestruan 16 kg heroinë dhe u shpall në kërkim një shtetas shqiptar që ndodhet ende në arrati.

Në bazë të përgjimeve të kryera, hetuesit italianë zbërthyen bandën italo-shqiptare e cila furnizonte “derë më derë” me kokainë klientët në zonën e Teramos.

Veprimtaria hetimore bëri të mundur kryerjen e 20 arrestimeve në total dhe sekuestrimin e mbi 1 milion dozave lëndë narkotike, me një peshë deri në 200 kg në total.

Operacionet kishin të bënin edhe me provincën fqinje të Ascolit dhe atë të Ravenës ku disa nga të dyshuarit u gjurmuan me lidhje dhe në këtë zonë.

Nga të dhënat e hetimit u pa se shqiptarët herë operonin individualisht dhe herë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për të ulur kostot e transportit dhe ruajtjes së drogës, duke sjellë drogë si nga Evropa Veriore ashtu edhe nga Italia Qendrore.

Lajmet e fundit…

  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara