www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Paditet Donald Trump

Posted on August 2, 2023 by User User1

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është paditur nga një juri federale pas dëgjimit të provave që kanë të bëjnë me përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, e cila gjë shkaktoi edhe trazirat në Kongresin amerikan më 6 janar të vitit 2021.

Kjo është hera e tretë që 77-vjeçari po ndiqet penalisht, shkruan cnn.

“Komploti për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, komploti për të penguar një procedurë zyrtare, pengimi dhe tentativa për të penguar një procedurë zyrtare dhe komploti kundër të drejtave”, janë veprat për të cilat po akuzohet kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë në dy muaj që këshilltari i posaçëm, Jack SmithSmith ka ngritur akuza kundër ish-presidentit.

Në qershor, Trumpi u akuzua për dokumentet e klasifikuara në muajin qershor dhe për shmangie të tatimit në muajin mars.

Ndryshe, republikani të gjitha akuzat i ka hedhur poshtë duke pohuar se ishin të motivuara politikisht. /Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • Ja si e shiten Bërvenicen Izet Mexhiti dhe Haqim Ramadani
  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara