www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mushkëritë kanë nevojë të here pas hershme për “pastrim”, 6 ushqimet që bëjnë “pastrimin” e mushkërive

Posted on August 2, 2023August 2, 2023 by User User1

Pa mushkëritë nuk ka jetë. Ato janë të nevojshme për pastrimin e oksigjenit nga toksinat dhe transportimin e tij nëpërmjet gja kut drejt të gjithë organizmit.Sistemi i frymëmarrjes duhet mbrojtur me fanatizëm për një jetë më të gjatë. Mbrojtja fillon duke u kujdesur në ushqimet, pijet dhe substancat që lejojmë të futen në organizëm. Në këtë artikull do të mësoni për ushqimet dhe pijet më të domosdoshme për shëndetin e mushkërive.

Uji;Uji është i pari në listë sepse ai e hidraton organizmin plotësisht. Sa më të dehidratuara mushkëritë aq më i lartë niveli i irritimit të tyre. Për më tepër, në çdo gotë me ujë ju do të merrni më shumë oksigjen të nevojshëm.Frutat e Pyllit;Shëndeti i mushkërive është i lidhur fort me praninë e toksinave. Frutat e pyllit janë perfekte për pastrimin e mushkërive nga toksinat. Boronicat, rrushi, luleshtrydhet kanë shumë antioksidantë që ofrojnë mbrojtje nga kanceri, përfshirë këtu atë të mushkërive.

Fasulet;Fasulet janë të mira si për zemrën, ashtu edhe për mushkëritë. Ato janë një burim shumë i mirë i fibrës dhe një racion i tyre plotëson 50 përqind të nevojës ditore për fibër. Një regjim ushqimor i pasur me fibër luan një rol kyç në shëndetin e mushkërive.Mollët;Mollët përmbajnë vitamina dhe minerale thelbësore për funksionin e duhur të mushkërive. Bëhet fjalë për vitaminën C, prania e së cilës ul rrez ikun e kancerit të mushkërive. Për më tepër, ato përmbajnë fibër dhe ujë.

Shega;Shega është një heroinë e vërtetë në mesin e ushqimeve të shëndetshme. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid elagjik që ngadalëson rritjen e qelizave kancerogjene në mbarë trupin, përfshirë mushkëritë.Specat e Kuq Djegës;Specat djegës janë mirëbërës jo vetëm kundër sinozitit por edhe për pastrimin e sistemit të frymëmarrjes nga infeksionet. Kapsaicina, një përbërës aktiv i specave, pastron mushkëritë dhe ngadalëson rritjen e qelizave kancerogjene.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara