www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mesazhe provokuese në rrugët e Serbisë:“Kur të kthehet ushtria në Kosovë”

Posted on August 2, 2023August 2, 2023 by User User1

Në rrugë të ndryshme të Serbisë janë parë në ditët e fundit grafite ku shkruhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë…”. Slogani u shfaq për herë të parë në një ndeshje miqësore futbolli të disa ditëve më parë mes skuadrës serbe Crvena Zvezda dhe asaj italiane, Fiorentina. Në atë takim ishte i pranishëm edhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një gazetare dhe studiuese serbe, Ivana Stradner, ka publikuar në llogarinë e saj në platformën X (të njohur më parë si Twitter) një video ku shihet një burrë duke u punuar një lloj i tillë grafiti në një rrugë të Serbisë. “Kështu funksionon lufta hibride. Është e rrezikshme”, shkroi ajo.

Sipas zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, tifozët e Crvea Zvezdës shpalosin shpesh parulla me mesazhe të cilat regjimi i Vuçiçit dëshiron t’i japë, por pa pranuar autorësinë. “Ai ka nevojë për veprime të tilla për të ushqyer urrejtjen dhe nacionalizmin etnik”, shkruante Bislimi disa ditë më parë./koha

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara