www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

E rëndë në Obiliq: 65-vjeçari gjendet i varur në shtëpinë e tij, e paralajmëroi gruan se do t’i jap fund jetës

Posted on August 2, 2023August 2, 2023 by User User1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në familjen Sallova në Mazgit të Obiliqit, ku vdiq tragjikisht një 65-vjeçar, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Kjo ngjarje ka tronditur jashtëzakonisht shumë familjen e të ndjerit, teksa kanë nisur hetimet për ta zbuluar motivin që e shtyu t’i jap fund jetës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ruzhdi Sallovën, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se i njëjti ishte pa shenja jete.

Për motive akoma të panjohura, i ndjeri i ka dhënë fund jetës duke u varur në oborrin e shtëpisë së tij, ku u gjet pa shenja jete.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri e kishte paralajmëruar bashkëshorten e tij për vendimin që kishte marrë, por përkundër që familjarët tentuan ta shpëtonin, fatkeqësisht ishte vonë. 

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga ana e njësive policore, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Siç mëson Sinjali, lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka humbur jetën viktima.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja

/GazetaSinjali/

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara