www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shkencëtarët kanë krijuar një pilulë që mund të shërojë kancerin

Posted on August 1, 2023August 1, 2023 by User User1

Shkencëtarët kanë krijuar një pilulë që bllokon një proteinë që është thelbësore për përhapjen e kancerit. Ilaçi është testuar në 70 qeliza të ndryshme kancerogjene në laborator, pra në mostra të marra nga gjiri, prostata, truri, vezoret, qafa e mitrës, lëkura dhe mushkëritë dhe është efektiv në të gjitha rastet.

Shkencëtarët kanë krijuar një ilaç kundër kancerit që vret të gjitha qelizat e tumorit që janë formuar, duke mos dëmtuar qelizat e shëndetshme. Molekula e re, AOH1996, synon një proteinë që kanë shumica e llojeve të kancerit, e cila ndihmon tumoret të rriten dhe të shumohen në trup, raporton Daily Mail.

Ky zbulim është shumë i rëndësishëm sepse në rastin e kësaj proteine, antigjenit bërthamor të qelizave proliferuese (PCNA), më parë mendohej e pamundur të veprohej mbi të me ilaçe.

Zbulimi pason 20 vjet kërkime në Spitalin City of Hope në Los Angeles, një nga qendrat më të mëdha të kërkimit të kancerit në Amerikë. Terapia synon variantet kanceroze të PCNA, një proteinë që në formën e saj të mutuar është kritike për riprodhimin e ADN-së dhe ndihmon kancerin të rritet.

Një ekip shkencëtarësh zhvilluan molekulën AOH1996, e cila synon dhe vret PCNA-në e mutuar. Trajtimi duket se shkatërron të gjithë tumoret e ngurta në studimet paraklinike.

Dr. Linda Malkas, një profesore në Spitalin City of Hope, Departamenti i Diagnostifikimit Molekular dhe Trajtimit Eksperimental, i cili drejtoi ekipin, shpjegoi se si molekula ndërhyn në mënyrë selektive me riprodhimin e ADN-së dhe riparon pjesët në qelizat kancerogjene, duke i lënë qelizat e shëndetshme të paprekura.

“Shumica e terapive të synuara fokusohen vetëm në njërën anë, gjë që lejon kanceret e ndërlikuara të ndryshojnë dhe të bëhen rezistente me kalimin e kohës,” tha Dr. Malkas.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara