Qeveria në seancën e sotme, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka miratuar Vendim për ndarjen e bursave për shtetas të huaj, në interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç informoi shërbimi për shtyp qeveritar, bëhet fjalë për 50 bursa për shtetas të huaj, studentë me origjinë maqedonase me banim në vendet e Gadishullit Ballkanik, të cilët do të regjistrohen si studentë të rregullt në universitetet shtetërore: “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, “Goce Dellçev” – Shtip, Universiteti për shkenca informative dhe teknologjie “Shën Apostul Pali” – Ohër, “Nënë Tereza” – Shkup dhe Universiteti i Tetovës, në vitin akademik 2023/2024.
“Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria ka miratuar edhe Vendim për dhënien e pëlqimit për konkurset për regjistrimin e studimeve nga cikli i dytë në institucionet publike të arsimit të lartë të Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup, “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, “Goce Dellçev” – Shtip, Universiteti për shkenca informative dhe tekonologjie “Shën Apostul Pali” – Ohër, “Nënë Tereza” – Shkup dhe Universiteti i Tetovës, në vitin akademik 2023/2024, ndërsa pas dorëzimit të propozimeve për regjistrimin e studentëve në ciklin e dytë të studimeve për vitin akademik 2023/2024, kumtoi shërbimi qeveritar.
Gjithashtu, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria ka miratuar Vendim edhe për dhënien e pëlqimit për konkurset për regjistrimin e studimeve të ciklit të tretë në universitetet “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, “Goce Dellçev” – Shtip, Universiteti për shkenca informative dhe teknologjie “Shën Apostul Pali” – Ohër,, në vitin akademik 2023/2024, ndërsa pas dorëzimit të propozimeve nga universitetet për konkurset për regjistrimin e studentëve në ciklin e tretë – studimet doktoratë, për vitin akademik 2023/2024.
