www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani i pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri austriak, Pamer

Posted on August 1, 2023August 1, 2023 by User User1

Shkup, 1 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot i pranoi kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe të Plotfuqishëm të Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pamer.

Siç bëri të ditur MPJ-ja,  ministri Osmani, duke i uruar mirëseardhje dhe mision të suksesshëm diplomatik Ambasadorit të ri, theksoi se pret bashkëpunim më të ngushtë, si dhe shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer bilateral ndërmjet dy vendeve, i cili karakterizohet nga dialogu politik aktiv në nivelin më të lartë, gjë që është konfirmim i vendosmërisë dhe i interesit të të dy shteteve për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve edhe në sferën ekonomike.

“Ambasadori Pamer rikonfirmoi qëndrimin e Austrisë për mbështetje të pahamendshme për procesin e integrimit tonë evropian, duke e përshëndetur agjendën gjithëpërfshirëse të reformave të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, me theks në sfidat aktuale në vend”, qëndron në kumtesë.

Në takim u bë fjalë edhe për bashkëpunimin në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, me theks në funksionimin e suksesshëm të Organizatës, si dhe për sfidat lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës, theksojnë nga MPJ-ja./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara