www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mourinhos i “soset” durimi, “ngre zërin” ndaj drejtuesve. Kërkon urgjentisht dy lojtarë

Posted on August 1, 2023August 1, 2023 by User User1

Mes stërvitjes dhe ndeshjeve miqësore, Roma vijon përgatitjet për sezonin e ri.

Verdhekuqtë morën dy konfirmime të rëndësishme për vazhdimësinë siç janë trajneri Jose Mourinho dhe sulmuesi Paulo Dybala, dy personazhe që do të mbeten në kryeqytetin italian të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, tekniku portugez ka shfaqur edhe pakënaqësitë e para ndaj drejtuesve të klubit pasi kërkon sa më shpejt dy lojtarë. Një sulmues dhe një mesfushor. Mourinhos i duhet një zëvendësues për Tammy Abraham që është dëmtuar dhe një mesfushor që të zëvendësojë Gini Wijnaldum që u rikthye te Paris Saint-Germain.

Emrat që qarkullojnë janë të shumtë, por ata që përfliten më së shumti janë Renato Sanches, Gianluca Scamacca dhe Alvaro Morata. Tashmë, “The Special One” është lodhur dhe pret që drejtuesit të lëvizin në mënyrë konkrete për të transferuar dy prej emrave të sipërpërmendur ndërsa i kërkon sa më shpejt në organikë që më pas t’i integrojë me pjesën tjetër të skuadrës.

Sezoni i ri është “pas dere” dhe Mourinho e di mirë rëndësinë e grupit dhe kërkon ta ketë atë të plotë sa më parë.

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara