www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kurti: Mbi çerek milioni qytetarë zviceranë i kanë rrënjët në Kosovë

Posted on August 1, 2023August 1, 2023 by User User1

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, të organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Ai ka thënë se diaspora jonë nga Zvicra ka sjellë në vend një hov ekonomik dhe perspektivë të re. Kurti ka përmendur shqiptarët e suksesshëm në Zvicër si në futboll, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, por edhe në formën e drejtorit të klinikës për kirurgji të zemrës në Universitetin e Cyrihut – si në rastin e Omer Dzemali – dhe në vendet e këshillave kantonale – si në rastin e Ylfete Fanajt.

“Kosova është me fat jo vetëm që ka Zvicrën si shembull se çfarë mund të arrijë një shtet, por edhe të krijojë lidhje të thella me atë vend. Zvicra ka luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin tonë. Së pari, ka hapur dyert dhe ka ofruar mundësi për ata që ikën nga një prej krimeve më të këqija që njerëzimi ka parë. Mbi çerek milion qytetarë zviceranë i kanë rrënjët në Kosovë”, ka theksuar Kurti.

Kurti ka thënë se Zvicra kontribuoi në zhvillimin ekonomik të Kosovës, si me akordimin e 86 milionë frangave për periudhën 2022-2025.

“Si qeveri, ne jemi plotësisht të përkushtuar për ta forcuar edhe më tej këtë bashkëpunim, veçanërisht në marrëdhëniet tona ekonomike, përmes marrëveshjes EFTA, investimeve direkte dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare. Zvicra mbetet një shembull kyç për ne – siç bën për pjesën tjetër të botës – të stabilitetit, prosperitetit, ekonomisë dinamike lokale, respektit për mjedisin dhe shoqërisë së lulëzuar e të larmishme që gëzon”, përfundoi Kurti.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara