www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

E rëndë: 20-vjeçari në Pejë i hyn dajak nënës së tij, përfundon në ndalim policor

Posted on August 1, 2023August 1, 2023 by User User1

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët  e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe nënat, të cilat përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe së fundmi në Vitomiricë të Pejës, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari 20-vjeçar e ka sulmuar fizikisht nënën e tj, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë të madhe.

Kjo ka bërë që viktima ta njoftojë Policinë dhe si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar për kapjen e të dyshuarit. 

Pas arrestimit dhe shoqërimit në stacion policor, i riu është intervistuar dhe ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim dhe inicimin e rastit si “Dhunë në familje”./sinjali

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara