www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arsovska paralajmëron se dalëngadalë bëhet realitet projekti strategjik nga programi për Shkup modern

Posted on August 1, 2023August 1, 2023 by User User1

“Projekt strategjik nga programi për Shkup modern, Qyteti i Shkupit është duke përgatitur projekt për rrethrrotullim në Autokomandë.

Projekti strategjik i cili u premtua më shumë se dy dekada nga disa udhëheqësi të qytetit, megjithëse u premtua por nuk u përgatit asnjë dokumentacion projektues, dalëngadalë bëhet realitet përmes projekteve të cilat realizohen nga Programi për një Shkup modern.

Rrethrrotullimi në Autokomandë, në bulevardin Aleksandri i Maqedonisë te Brigada e 16-të e Maqedonisë” është duke u projektuar, por është duke u përpunuar edhe një projekt bazë për të gjitha fazat tjera për rr. “Brigada e 16-të e Maqedonisë” nga udhëkryqi me bul. “KAÇKM” deri te rruga e aksesueshme që shpie te kisha “Shën Kryeengjëlli Mikail.”

Në udhëkryqin e bulevardit “Aleksandri i Maqedonisë” me rrugën Brigada e 16-të e Maqedonisë”, është paraparë një mbikalim rrethor për këmbësorë dhe biçikleta, që u mundëson këmbësorëve dhe çiklistëve të qarkullojnë në mënyrë të sigurt pa kontakt me pjesëmarrësit tjerë në trafikun me mjete motorike.

Në projektin bazë parashikohen shtigje biçikletash për të gjithë horizontin dhe shtigje këmbësorësh të pavarura nga karrexhata.

Gjatë realizimit të këtij projekti parashikohet vendosja e një regjimi të ri trafiku, përkatësisht do të mundësohet një qarkullim i lirë dhe më i shpejtë pa ndalesë, gjë që do të kontribuojë edhe në reduktimin e ndotjes së ajrit në këtë pjesë të qytet”, tha Danela Arsovska në faqen zyrtare të saj.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara