www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aksidenti me fatalitet në Istog, ky është burri që humbi jetën tragjikisht

Posted on August 1, 2023August 1, 2023 by User User1

E hëna ishte tragjike për familjen Hajdarpashiq nga fshati Dobrushë i Istogut. Familjari i tyre, 77-vjeçar, u aksidentua dhe fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. Si pasojë e aksidentit edhe nëntë persona të tjerë mbetën të lënduar, raporton Gazeta Sinjali. 

Sinjali mëson se trupi i pajetë i Demko Hajdarpashiqështë dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy të dyshuar janë arrestuar. 

Në një njoftim të ri, Policia ka njoftuar se aksidenti dyshohet se ndodhi si pasojё e mospёrshtatjes sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurt.

“Rreth orës 22:40, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dobrushё- Istog. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё traktor dhe dy automjete, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mos pёrshtatjёs sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurtё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca, dhjetё (10)  personat e pёrfshirё nё aksident janё dёrguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga personat e lënduar.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.”, ka njoftuar Policia./sinjali

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara