www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aksidenti ku humbi jetën i moshuari në Istog, këta janë dy personat që u ndaluan për 48 orë 

Posted on August 1, 2023August 1, 2023 by User User1

E hëna ishte tragjike për familjen Hajdarpashiq nga fshati Dobrushë i Istogut. Familjari i tyre, Damko Hajdarpashiq, 77-vjeçar, u aksidentua dhe fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. Si pasojë e aksidentit edhe nëntë persona të tjerë mbetën të lënduar, ndërsa dy persona janë arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të arrestuarit janë Almir Hajdarpashiq 44-vjeçar dhe Vehbi Blakaj 55-vjeçari.

Në një njoftim të ri, Policia ka njoftuar se aksidenti dyshohet se ndodhi si pasojё e mospёrshtatjes sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurt.

“Rreth orës 22:40, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dobrushё- Istog. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё traktor dhe dy automjete, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mos pёrshtatjёs sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurtё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca, dhjetё (10)  personat e pёrfshirё nё aksident janё dёrguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga personat e lënduar.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.”, ka njoftuar Policia.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /sinjali

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara