www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Momenti kur Bebe Rexha nuk i mban dot lotët në skenë pasi iu kumton fansave lajmin se është ndarë nga i dashuri

Posted on July 31, 2023July 31, 2023 by User User1

Artistja shqiptare e njohur globalisht, Bebe Rexha, është përballur së fundmi me shumë bngjarje në jetën e saj.

Pak javë pasi ajo u sulmua me një telefon të hedhur në fytyrë gjatë një koncerti, 33-vjeçarja tani është lënë edhe nga i dashuri i saj, drejtori i fotografisë – Keyan Safyari.

Ky i fundit i kishte dërguar një mesazh të gjatë në InstaDirect, ku si arsye të ndarjes kishte dhënë shtimin e madh në peshë të këngëtares.

Bebe Rexha dhe ish-i dashuri i saj, Keyan Safyari (Foto: Jerritt Clark/Getty Images for Bebe Rexha)

Bebe Rexha e konfirmoi lajmin e ndarjes nga Keyan gjatë koncertit të saj të fundit në Londër, pak para se të interpretonte këngën e saj “I Am”.

“Sapo kalova një ndarje, kështu që mund të jem pak emocionale dhe ju duhet të më ndihmoni”, tha mes lotësh artistja shqiptare.

Në atë moment, fansat e saj brohoritën duke dhe e mbështetën, me një prej tyre që u dëgjua duke i thënë: “Ti je mjaftueshëm”.

Videoja ka qarkulluar gjithandej në rrjetet sociale, me shumë prej fansave që kanë shprehur mbështetjen për Bebe Rexhën dhe shumë që kanë kritikuar Keyanin për faktin se hoqi dorë nga e dashura e tij vetëm për shkak të peshës – dhe mbi të gjitha e bëri këtë përmes një mesazhi në Instagram.

Bebe Rexha pas Mbretërisë së Bashkuar, ka performuar në Gjermani, dhe së shpejti pritet të këndojë edhe në Holandë dhe Suedi – në kuadër të turneut të saj “Best F*n Night Of My Life”. /zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara