www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Shqipëria e bukur” e Ivanka Trump! Vajza e ish-Presidentit të SHBA promovon vendin

Posted on July 30, 2023July 30, 2023 by User User1

E bija e Donald Trump, Ivanka ka vendosur që këtë vit një pjesë të pushimeve të saj t’i kalojë në Shqipëri. Vajza e ish-presidenti amerikan nuk ndalon së reklamuari bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Instagrami i saj këtë të dielë ishte i mbushur me pamje të ndryshme piktoreske nga brigjet shqiptare, ndërsa Ivanka shkruan “E bukura Shqipëri” dhe një emoji me sytë me zemra. 

Dhe si të mos i mjaftonte eksplorimi nga deti i vendit tonë, për 7.5 milionë ndjekësit e saj Ivanka shpërndau një video ku shihet duke pilotuar helikopterin mbi gadishullin e Karabaurunit dhe ishullin e Sazanit: “Jam duke mësuar”, shkruante ajo në postim.

Prej më shumë se një jave tashmë ajo ka tërhequr vëmendjen e pushuesve në Vlorë edhe me jahtin e saj të madh luksoz ku ndodhet së bashku me bashkëshortin Jared Kushner dhe tre fëmijët.

Fillimisht jahti është parë duke vizituar gadishullin e Karaburunit dhe brigjet përreth. Më pas Ivanka është fotografuar në Tiranë duke vizituar muzeun e gjetheve me familjen, shoqëruar nga kryeministri Rama dhe ish-këshilltari i Sigurisë për presidentin Trump, Richard Grenell.

Kjo nuk është hera e parë që Ivanka vjen në vendin tonë, ndërsa ka foto nga viti 2021, ku ajo viziton Butrintin. Këtë vit destinacioni kryesor për vajzën e ish-presidentit duket se është Vlora, me të cilën ajo ka rënë në dashuri.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara