www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rita Ora kundërpërgjigjet për komentet negative që ka marrë për lidhjet e shumta: Po pres që një mashkull që ka pasur shumë të dashura, të kritikohet si unë

Posted on July 30, 2023July 30, 2023 by User User1

Këngëtarja shqiptare me famë globale, Rita Ora, ka pozuar së fundmi në koopertinën e revistës “Tatler”.

Me një fotosesion të realizuar sikur të ishte “zonja e fermës”, Ora njëherësh ka dhënë edhe një intervistë ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e saj, dhe në veçanti albumin e saj të tretë, “You & I”.

“Trajektorja e karrierës së Orës ka qenë elektrizuese. Muzika e saj ka grumbulluar më shumë se 10 miliardë transmetime që kur ajo fillimisht nënshkroi kontratë me agjencinë ‘Roc Nation’ të Jay-Z në vitin 2008”, shkruan Tattler.

Rita Ora (Foto: Tatler)

Sigurisht, suksesi i saj ka pasur një kosto. Që kur kënga e saj e parë, “Hot Right Now”, arriti në vendin e parë në top-listën britanike në vitin 2012, Ora i është nënshtruar shtypit mediatik për çdo lëvizjeje të saj.

Është folur shumë për marrëdhëniet e saj romantike (Rob Kardashian, Andrew Garfield, Lewis Hamilton), grindjet e supozuara (veçanërisht me ish-in e saj Calvin Harris) dhe festën famëkeqe të ditëlindjes (thyerja e rregullave anti-COVID në nëntor 2020).

“Nëse të dashurit e mi ose ata më të afërt me mua po lexojnë diçka dhe nuk u përshtatet atyre, kjo më godet mua”, ka thënë Rita për “Tatler”.

Rita Ora (Foto: Tatler)

“Por unë nuk [harxhoj kohë duke menduar] për atë që njerëzit mendojnë për mua për shkak të kësaj. Nuk mund të kontrollosh se çfarë mendojnë njerëzit për ty, sidomos kur je në sy të publikut, por unë pres që një mashkull të kritikohet për të gjitha të dashurat që ka pasur”, shtoi Rita.

Me këtë ajo la të kuptohet se shtypi dhe opinioni në rrjetet sociale diskriminojnë një femër që ka pasur shumë të dashur por jo edhe të kundërtën – një mashkull që ka pasur shumë të dashura. /Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara