www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski: Oligarkët ndikojnë në gjyqësor më lehtë se politikanët! Mafia ka mbështetjen e pushtetarëve në aparatin shtetëror!

Posted on July 30, 2023July 30, 2023 by User User1

Në një intervistë për “Fokus”, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski duke komentuar pushtetin aktual thotë se për momentin nuk ka marrë asnjë informacion se ndonjë politikan ka diktuar aktgjykim përmes telefonit, siç kemi pasur raste në të kaluarën, përcjell TV21. I pari i shtetit thotë se në qeverinë e tanishme, më tepër ndikim në gjyqësor kanë oligarkët.

“Po të mos ishin “bombat” e Zaevit, nuk do ta dinim që kjo ka ndodhur masivisht në atë periudhë. Vlerësimi im është se gjatë kësaj qeverie, në lidhje me rastet e profilit të lartë, ndikimi i qendrave të pushtetit ekonomik është shumë më i madh se ai i pushtetit politik. Oligarkët në Maqedoni janë më me ndikim dhe më lehtë ndikojnë në gjyqësor se sa politikanët” thotë kreu i shtetit.

Në kuadër të situatës së keqe në gjyqësor, problemin e mungesës së zbardhjes së rasteve e lokalizon në një numër të madh likuidimesh mafioze, duke iu përgjigjur pyetjes “a është mafia më e fuqishme se shteti”, ai thotë:


“Jo, e keqja është se në këto raste shihet se mafia ka mbështetje nga njerëz të fuqishëm të aparatit shtetëror. Nëse nuk e ndjek penalisht një vrasje të kryer para dëshmitarëve, do të thotë që dikush mjaft i fuqishëm ka thënë – mos e ndjek penalisht”, shton Pendarovski./tv21.tv

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara