www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pas sulmeve me dron në Moskë, Zelensky: Lufta po zhvendoset në Rusi

Posted on July 30, 2023July 30, 2023 by User User1

Lufta po shkon gradualisht “në territorin e Rusisë, në qendrat e saj kulturore dhe bazat ushtarake, dhe ky është një proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë”, tha Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukraianas deklaroi gjithashtu se “Ukraina po bëhet gjithnjë e më e fortë”.

Rusia njoftoi të dielën në mëngjes se kishte zmbrapsur dy sulme të veçanta ukrainase me dron gjatë natës.

Qëllimi i njërit prej tyre ishte gadishulli i aneksuar i Krimesë dhe tjetri Moska.

Në kryeqytetin rus, aeroporti ndërkombëtar i të cilit u mbyll për pak kohë, dy kulla në zonën kryesore të biznesit të qytetit u dëmtuan lehtë.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se tre dronë morën pjesë në sulmin ndaj Moskës, njëri prej të cilëve u rrëzua dhe dy të tjerët u “neutralizuan nga lufta elektronike”. /Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara