www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndryshimet kushtetuese, VMRO-DPMNE: Osmani thotë se u mungojnë 8 deputetë, Grubi 6, ndërsa Bytyqi thotë se kanë shumicë

Posted on July 30, 2023July 30, 2023 by User User1

Nga VMRO-DPMNE thonë se partitë në pushtet nuk kanë koordinim mes vete në deklaratat e tyre në lidhje me sigurimin e votave në Kuvend për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, përcjell TV21. Nga kjo parti opozitare thonë se Osmani dje tha se mungojnë edhe 8 deputetë, Grubi deklaronte se mungonin 6, ndërsa Bytyqi thoshte se i kanë 80 deputetë. 

“Në deklaratat e pushtetit të BDI-së dhe LSDM-së, ka një kakofoni për çështjen e ndryshimeve kushtetuese. Është rezultat i dëshpërimit dhe nervozizmit të tyre, sepse tentativa e dhunshme në kundërshtim me vullnetin e popullit po godet në mur. Për ta bërë edhe më qesharake, në përpjekjet e tyre për të shpërndarë pupla, ata groposen edhe më shumë. Përkatësisht, Bujar Osmani pohon se për shumicë për ndryshimet kushtetuese u duheshin edhe 8 deputetë dhe harron se kolegët e tij spekuluan se u duheshin edhe 6 deputetë (Grubi, 20 shtator 2022), se i kanë 74 deputetë (Pendarovski, 18 nëntor , 2022) dhe madje dhe se kanë siguruar një shumicë kushtetuese (Bytyqi, 24 maj 2023)”, thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE./tv21.tv

Lajmet e fundit…

  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara