www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

MSP demanton VMRO DPMNE: Shpresa Abazi është punësuar në vitin 2015 

Posted on July 30, 2023July 30, 2023 by User User1

Shkup, 30 korrik – Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive njofton opinionin se znj, Shpresa Abazi është punësuar në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit me datë 1 korrik të vitit 2015 përmes Programit K-5.  

“Në Planin për transfer të të punësuarve përmes programit K5, i cili  ka kaluar në Qeveri (i paraparë në Ligjin për transferin e Nëpunësve Administrativ të punësuar përmes Programës K-5 në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Gazeta zyrtare e RMV nr 302/2020) bashkë me 9 nëpunës të tjerë është paraparë për transfer në AKE.

Në kohën kur ka kaluar plani në Qeveri dhe janë realizuar transferet, të punësuarës i pushonte vendi i punës, pasi që ka qenë në mandat në shoqërim të bashkëshortit, në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Vjenë – Austri, dërguar asokohe nga Nikola Popovski, ministër i punëve të Jashtme.

Prandaj, transferi është realizuar menjëherë pas kthimit nga mandati, si pjesë e planit të transferit të 1359 të punësuarve me programen K-5.”, thuhet në reagimin./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara